LajmeMagazina

Të Mërkurën Pritet Të Nënshkruhet Marrëveshja Për Kartonin E Gjelbërt

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e radhës.
Në agjendën e takimeve janë çështjet si energjia, sigurimi kufitar i automjeteve, licencimi i kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, si dhe çështja e importit të medikamenteve, raporton RTK.
Takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE­ja pritet të mbahen të martën e të mërkurën. Nga këto takime pritet të arrihen pajtime në fushat e lartpërmendura, si dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejshëm të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Tahiri do të zhvillojë takime me përfaqësues të BE­së lidhur me fazën vijuese të dialogut, pas formimit të Qeverisë së re në Kosovë.
Ndërkohë, udhëheqësi i bisedimeve teknike në fushën e sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka bërë të ditur për RTK­në se të mërkurën pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth njohjes reciproke të kartonit të gjelbër.
Ai tha se do të kërkojë që Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve t’ia njohë Kosovës të drejtën për shitjen e kartonit të gjelbër, gjq që, sipas tij, do t’ju mundësonte bashkatdhetarëve që të mos bëjnë pagesa shtesë kur të marrin rrugën për në vendlindje.
Pavarësisht këtyre bisedimeve, Kosova ende nuk është bërë pjesë e Këshillit të Byrosë Evropiane të Sigurimeve, pasi që katër shtete anëtare të kësaj byroje kundërshtojnë anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë evropiane.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button