Në sallen e Kuvendit të komunës së Preshevës nga nesër do të filloi konferenca shkencore tre ditore në Preshevë me temë “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi në mbarim të luftës së dytë botërore”. Kjo konferencë është organizuar nga Shoqata për Trashikimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës në të cilën konfernecë do të marrin pjesë shumë historian dhe intelektuar, ku senacën e parë do të drejtojnë Xhemaledin Salihu, doktoresha Rovena Vata, doktor Skender Asani, magjister Hajrulla Mustafa dhe Ardita Behluli.
Fjalën e hapjes do ta bëjë Xhemaledin Salihu kryetar i shoqatës, pastaj fjalë përshëndetëse do të bëjnë edhe përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilët do të marrin pjesë në këtë konferencë shkencore. Donatori kryesor për këtë është Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, ku dhe do t’i ndahet një mirënjohje për këtë kontribut. Fillimisht do të jepet film dokumentari i jetës dhe veprës së veprimatirt dhe intelektualit Ibrahim Kelmendit. Në këto konferencë tre ditore do të flitet mes historianësh dhe intelektualësh për periudhën e luftës së dytë botërore si okupimi bullgar në komunën e Preshevës gjatë luftës së dytë botërore, zhvillimet politike ushtarake në Luginë shtator tetor 1944, Shqiptarët e viseve verilindore gjatë luftës së dytë Botërore, sipas disa dokumenteve shqiptare. Faktorët politikë dhe përpjekjet e Shqiptarëve të Kosovës për Sovranitet, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, Masakrat serboçetnike në vendbanimet të Rajonit të Pellagonisë dhe të Pollogut, Pastaj do të jenë si temat në vijim, Brigada e IV sulmuese shqiptare, sipas dëshmisë arkivore të Arkivit të RM-së në Shkup, Rezistenca e nacionalizmës shqiptare në trevat e Shqipërisë Lindore kundër pushtimit bullgar pas kapitulimit të Jugosllavisë, Zona italiane e Pushtimit-Shqipëria Etnike, Luftërat e shtatorit 1944 për çlirimin e Bujanocit dhe Dëbimi i popullatës shqiptare të Medvegjës, në pranverë të vitit 1944. Këto ishin temat e para të konfrencës shkenocore ku do të flasin të gjithë intelektualët adekuat vetëm për ditën e parë ku do të filloi nga ora 12 në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;