Subotica është shndërruar në një Kosovë në miniaturë. Banorët lokalë madje kanë filluar të ironizojnë, duke thënë se “nëse nuk di shqip mund të humbësh në Paliç”.
“Nëse nuk di shqip, mundesh me humbë në Paliç (Suboticë)”.
Kështu ironizojnë disa nga banorët lokalë të qytezës Paliç, shumica e të cilëve janë pjesëtarë të komunitetit hungarez, pas valës së madhe të ikjes së kosovarëve në drejtim të Hungarisë, shkruan “Zëri”.
Paliç është qyteza më e afërt kufitare me Hungarinë, nga e cila qindra kosovarë në ditë nisin rrugën për kalim ilegal të kufirit dhe për t’ia mësyrë më pas shteteve të Evropës.
“Zëri” ka gjetur në Paliç se grupe trafikantësh nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe pjesë tjera të Serbisë, ka disa muaj që janë bërë bashkë në këtë vend, ku po zhvillohet biznes i hatashëm ilegal.
Trafikantët “shumetnikë” kanë marrë në shfrytëzim disa vila në Paliç, ku vendosen të gjithë kosovarët që dëshirojnë të emigrojnë, përderisa veprimtaria e tyre zhvillohet pa u penguar nga Policia e Serbisë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;