LajmeMagazina

Vatra: Shefi i administratës së Gjilanit fyen rëndë qytetarët e Luginës

Lëvizja “Vatra” kërkon me ngulm nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të kërkojë përgjegjësi nga Agim Velekica, në pozitën e shefit të shërbimit të gjendjes civile, nga se ai në një prononcim për RTK para ca ditësh, me temën nënshtetësia për qytetarët e Kosovës Lindore, drejton akuza fyese dhe shumë denigruese në drejtim të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore.
“Ai duke i quajtur profiterë të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për të ardhur në Kosovë, madje edhe për të marr pensione, ky zotëri shkon edhe më larg, duke i quajtur qytetarët e Kosovës Lindore bashkëpunëtorë të strukturave paralele të Serbisë në Vranjë. Disa nga këto akuza i bën para kamerës, ndërsa pas kamerave po thuajse zbraz të gjithë mllefin dhe urrejtjen që ka ky njeri për qytetarët e këtyre trojeve etnike, (të cilat ishin të tmerrshme edhe për gazetarët dhe të pranishmit e rastit)”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra” me seli në Gjilan. 
“Ia përkujtojmë z.Velekica, se forcat serbe në 1999-2000 dëbuan me forcë duke i maltretuar, rrahur, ndjekur, disa të arrestuar, mbi 20.000 banorë nga Kosova Lindor, djegën deri ne themele shtëpitë e tyre vetëm të mos kthehen në vatrat e tyre, dhe përmbi 12.000 banorë kurrë më nuk janë krijuar kushte të shkojnë lirshëm, e të mos flasim për kthimin në shtëpitë e tyre. Forcat serbe edhe sot e kësaj dite po e mbajnë të getoizuar me xhandarmëri, polici e ushtri këtë pjesë të Kosovës Lindore”, thuhet në reagim.
Sipas Lëvizjes “Vatra” është krejt e pa moralshme të mendohet, dhe e turpshme të thuhet nga ana e ndonjë zyrtari se qytetarët e Kosovën Lindore kanë ardhur në Kosovë për të marrë pensione ose për një jetesë më të mirë.
“Andaj, kërkojmë nga z. Lutfi Haziri që të ndërmerr masa disiplinore ndaj z. Velekica nga ky pozicion sepse sjelljet e këtij njeriu nuk janë etike, as profesionale dhe as intelektuale, madje në masë të madhe ka irrituar, por edhe po ndihemi të fyer gjithë qytetarët e kësaj pjese”.
“Vatra” shton se këto sjellje më shumë ngjasojnë me homologët e tij serb, në administratat e tjera që kanë plot urrejtje për shqiptarët, dhe asnjë herë nuk hezitojnë të drejtojnë ofendime, mbase edhe poshtrime të llojit të tillë në drejtim të qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore.
“Me këtë rast ftojmë qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të mos ndihen të turpëruar nga njerëzit që nuk dinë asgjë për realitetin e hidhur që na ka ndodhur ne. E në një të largët ndoshta i ka ndodhur edhe këtij zyrtari që paguhet me paratë tona ditën, por edhe na shanë ditën, edhe ate para një opinioni të gjerë, që fatmirësisht të gjithë e dinë të vërtetën, pos këtij…!!!”, përfundon “Vatra”.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button