LajmeMagazina

Vlera e dinarit her te posht e her përpjetë

Dinari sot, pas disa ditëve në rënie, është forcuar 0,1 përqind dhe kursi mesatar zyrtar është 121.9 dinarë për një euro, ka njoftuar Banka Popullore e Serbisë. Banka qëndrore dje ka intervenuar me shitjen e 30 milion eurove në tregun devizor mesbankar që ti zbusë oscilacionet ditore të kursit.
Valuta nacionale kundrejt valutës së përbashkët të eurozonës është më e dobët për 1,5 % se para një muaji dhe 5,8 % më e dobët se para një viti. Kursi indikativ i dinarit kundrejt dollarit është 0,2 % më i dobët dhe është 98,36 dinarë. Dinari është 2,3 % më i dobët kundrejt dollarit në nivelin mujor, kurse 15, 4% në nivel vjetor. Vlera më e madhe e kursit të dinarit ka qenë me një janar të këtij viti, kur një euro ka kushtuar 114.64 dinarë, kurse vlera më e ulët ka qenë më 11 dhjetor kur një euro ka kushtuar 122,0 dinarë. Banka Populore e Serbisë nga fillimi i vitit në tregun devisor ndërbankar ka blerë gjithsejt 200 milionë euro kurse ka shiturë 1, 665 miliardë euro, duke llogariturë edhe transaksionin e sotshëm.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button