Kushtet e rënda ekonomike ia kanë rënduar jetesën Xhafer Selmanit nga fshati Muçibabë, afër zonës kufitare me Serbinë.
Vet i treti në familje, pa asnjë të punësuar, e kanë shtyrë Xhaferin të mendojë për alternativën, që për shumë banorë të Kosovës po shihet si zgjidhje e problemit, raporton KTV.
Ai thotë se ka nisur të kursej nga pak të holla që fiton nga puna e herë- pas- hershme si punëtor krahu, ndërkaq do ta shesë edhe të vetmen lopë që ka, për të mësyrë rrugët e Perëndimit.
Jeta për Xhaferin është vështirësuar edhe më shumë kur shteti ia ka ndalur edhe asistencën sociale, që e merrte në emër të fëmijës së vetëm, i cili është me aftësi të kufizuara.
Por, pos kushteve të rënda ekonomike të banorëve të kësaj zone kufitare, aty mungojnë edhe kushtet elementare për jetë.
Rruga e fshatit është në këtë gjendje, ku banorët mezi nxjerrin këmbët nga balta, për të lëvizur drejt shtëpive ku jetojnë. 15 vjet nga përfundimi i luftës, asnjë qeverisje e Gjilanit, nuk u mor me këtë pjesë të territorit të saj, transmeton Koha.net.
Ibrahimi deklaron se, rreth 30 të rinj kanë ikur nga fshati, duke mësyrë rrugët e Evropës. Sipas tij janë edhe 5 familje, të cilat ia kanë bërë me dije se brenda ditësh do të nisen rrugëve për në Hungari.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;