LajmeMagazina

Xhandarmeria bllokon klubet e natës në Preshevë dhe Bujanoc, kthehet me “gishta n’gojë”

Të shtunën më 27 dhjetor, pak para mesnatës xhandarmeria serbe ka bllokuar disa lokale të natës në dy komunat me shumicë shqiptare, Preshevë dhe Bujanoc, me pretekst të parandalimit të kontrabandimit me njerëz dhe parandalimit të prostitucionit. Rreth orës 23, forca të mëdha të xhandarmerisë serbe kanë kontrolluar klubet e natës në Preshevë, të veshur me uniforma të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë, me disa vetura speciale ata kanë bllokuar hyrjet e lokaleve duke kontrolluar dokumentacionin e atyre që kanë qenë prezent.
Siç deklaron policia, pas këtyre kontrollimeve, vështirë të dëshmohet se në këto lokale të natës zhvillohet prostitucioni dhe kthehen me “duar zbrazët”,  por nuk e mohojnë se në klubet e natës në teritorin e Preshevës dhe Bujanocit në mënyrë transparente “shitet dashuria”.  “Eshtë fshehtësi publike se në klubet dhe baret në teritorin e Preshevës dhe Bujanocit, pronarë të së cilës janë shqiptarë punojnë vajza kryesisht nga Serbia” kishte deklaruar për mediet serbe Slagjan Ristiq, inspektor për delikte seksuale. Ai ka thënë se këto vajza “zyrtarisht” punojnë në klube, por jozyrtarisht ofrojnë shërbime seksuale. Aksioni i xhandarmerisë në të njetën kohë është ndërmarrë edhe në klubet e natës në komunën e Bujanocit,  konkretisht në klubet ku pronarë janë shqiptarët, duke harruar se të tillë ka edhe me pronarë serb. Sipas burimeve të BujanociNet, prezenca e shumtë e xhandarmërisë më shumë ka shtyrë frikën tek popullata, se sa kanë patur ndonjë sukses në kapjen e gjërave të paligjshme, për qka edhe thuhet se e kanë kryer aksionin. Rrugët të cilat janë bllokuar nga xhandarmëria si në Preshevë poashtu edhe në Bujanoc, janë kryesisht të banuara me popullatë shqiptare, dhe kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button