LajmeMagazina

5 fëmijë shqiptarë nga Bujanoci të braktisur nga prindërit, presin që dikush ti adoptojë

Qendra për Punë Sociale kohëve të fundi është duke u përkujdesur për fëmijët e braktisur, numri i këtyre fëmijëve është 13 dhe janë të të tria nacionaliteteve. Fëmijët e braktisur për momentin janë të vendosur nëpër disa familje për përkujdesje dhe pritet që shumë shpejt nga vullnetarët edhe të adoptohen. Sipas fjalëve të drejtorit Njazi Ahmeti, prej këtyre fëmijëve të braktisur janë 5 shqipëtar të moshës 4 muaj deri në 4 vjet.
Qendrat për punë sociale në Bujanoc edhe këtë vit do të ketë programe të cilat do ti dalin në ndihmë personave me kushte të vështira sociale. Programi i punës dhe ai finansiar i Qendrës për punë sociale ka kaluar si në Këshill komunal poashtu edhe në Kuvendin komunal dhe për këtë vit sipas drejtori të kësaj qendre Njazi Ameti, mjetet për harxhime materiale dhe raste emergjente të cilat janë planifikuar për vitin 2015 janë të ngjashme me ate të vitit të kaluar dhe ka vlerën 5.200.000 dinarë. Ai tha se, çdo fillim i vitit është i rënd kur dihet se puna në Qendrën Sociale nuk shkëputet me mbarimin e vitit kalendarik po ka një sistem që vazhdon. Drejtori Ahmeti thotë se, do të bëjmë përpjekje që së paku për fëmijët bonjak dhe personat e moshuar ti dalin në ndihmë, që janë prioritet i kësaj qendre. Qendra për punë sociale pos që ndihmohet nga buxheti komunal komunal, ajo ka ndihm edhe nga buxheti i Qeveris së Sërbis. Personat që bëjnë kërkesë, duhet ti plotësojn të gjitha kriteret e parapara, procedura për grumbullimin e dokumenteve për të marrë asistenc sociale është e njejt si më parë. Sipas drejtorit Ameti, kohëve të fundit ka familje që po kthehen nga vendet Evropiane të cilët kishin mësyrë Evropës si azilkërkues për një jetë më të mirë, këtyre familjeve drejtori Ameti tha se, e kanë si obligim që ti dalin në ndihm për ta marrë veten dhe janë duke i kushtuar shumë rëndësi, kështu që i ndahen mjete nga buxheti komunal e po ashtu nëse i plotsojn kriteret marrin edhe asistenc sociale.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button