Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Fondi Humanitar i Malsisë së Bujanocit, ku është diskutuar një projekt madhorë dhe të rëndësishëm për Malësinë, asfaltimi i rrugës Muhovc-Zarbinc ndërsa për realizimin e këtij projekti pushteti lokal i komunës së Bujanocit shprehet i gatshëm, dhe vetëm se ka ndarë 13 milion dinar në mbeldhjen e kaluar të kuvendit komunal, por sipas kryetarit Arifi egzisoton mundësia që vlera e mjeteve të ndara mund të rritet me qëllim që banorët e Malsisë së Bujanocit mos të përballen me vështirërsi kalimi.
Ky projekt do të ketë një rëndësi të veqant në kthimin e banorëve të shpërngulur tu ofrojmë kushte për kthim nëpër vendlindjet e tyre stërgjyshore. Mes tjerash kryetari Arifi tha se, “gjatë këtij takimi u bisedua edhe për pika tjera sic ishte, lëvizja e lirë dhe shlyerja nga evidenca e banorëve të Luginës gjegjësisht të shqiptarëve të Malësisë së Bujanocit”, për të cilat kryetari Arifi u shpreh se, e kemi njoftuar OSBE-në lidhur me ktë problematik dhe kemi caktuar takim në ditën e nesërme ku shresojmë që të gjejmë një zgjidhje të mirë, por jo vetëm kaq, me datën 3 shkurt do të përfitojm nga rasti që edhe Bashkimin Europian ta njoftojm me ktë ceshtje që po preokupton banorët e kësaj pjese.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit nga Fondi Humanitar të kryesuar nga kryetari i bashkësis lokale të fshatit Zarbinc Salami Bajrami u ndan të kënaqur me rrjedhën e takimit të sotëm dhe fal bashkunimit të mirë, gjithnjë me pushtetin lokal mund të ia arrijmë qëllimit të cilin e kishin endërr edhe gjyshërit tanë, ndërsa për ne është një privilegj kjo iniciativ e cila është edhe humanitare, ekonomike, por edhe kombëtare, tha ndër të tjera Sejdullah Kadriu përfaqësues i Fondit Humanitarë të Malsisë së Bujanocit. Pushteti lokal dhe Fondi Humanitar i Malsisë së Bujanocit shprehen të gatshëm për bashkpunim edhe të mëtejshëm në realizimin e projekteve të radhës, të cilat janë në të mirë të popullatës së kësaj pjese, pasi që vetëm në ktë mënyrë mund të ruajmë vlerat e trojeve tona stërgjyshore.