Tri vetura janë djegur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Pronari i njërës nga veturat tha për Klan Kosovën se rreth orës katër të mëngjesit ka dëgjuar alarmin e veturës së tij dhe më pas ka parë që automjeti i tij dhe dy të tjerat janë përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe policia, ndërsa tashmë zjarri është lokalizuar.
Policia ka thënë se dyshohet se zjarrëvënia ishte e qëllimshme tek njëra nga veturat që është Audi Q7 me targë 02.
Megjithatë zyrtarë policorë kanë deklaruar se pas marrjes së informatës për ngjarjen në Ulpianë në po këtë lagje kanë parë dy persona duke shtënë me armë të cilët po dyshohet se janë të involvuar në këtë ngjarje.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;