Erë e fortë vazhdon të fryjë në rajonin e Luginës së Preshevës, raportohen demolime të kulmeve dhe shkulje të pemëve.
Era e fortë e cila sot që nga orët e pasdites po fryn mbi Luginën e Preshevës, nga qytetarët janë paraqitur raste të heqjes së pjesërishme të kulmeve, por nuk është raportuar për të lënduar.
Kjo erë e fortë, rreth orës 19:30 minuta ka nxjerrë me rrënjë edhe pishën e dytë në sheshin kryesor në Bujanoc, pranë pishës së parë e cila u rrënua sot në orët e pasdites.
Edhe në rastin e dytë nuk kanë pësuar qytetarët, mirëpo kanë shpëtuar edhe makinat, edhe pse trungu i kësaj peme ishte shtrirë mbi parking, shumë afër një veture./Titulli.com/