Një 15 vjeçare shqiptare me emrin Kujtesa, e zhdukur që nga 23 shtatori 2014, është gjetur nga policia zvicerane. Policia thotë se ajo është mirë.
Policia zvicerane ka bërë të ditur se Kujtesa 15 vjeçare e zhdukur para 3 muajve është gjetur, dhe ajo është mirë, por po refuzon që të kthehet te prindërit e saj.
Policia e Cyrihut bënë të ditur se deri te gjetja e saj ka ardhur si rezultat i ndihmës së qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Është Alma Kucucovic një mike e të arratisurës e cila ka ndihmuar autoritetet për vendndodhjen e Kujtesës.
“Unë kam qenë në kontakt me Kujtesën përmes SMS-ve. E njoftova edhe policinë, por shkuan shumë javë derisa policia arriti ta gjejë atë”, ka thënë ajo.
“Kujtesa kurrë nuk flinte më shumë se dy netë në të njëjtat vend”, ka zbuluar Alma Kucukovic për gazetën 20 Minuten. “Policia e ka pasur të vështirë ta gjejë atë, pasi ajo ka mundësi t’i ketë ndërruar shpesh stilin e flokëve”.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;