LajmeMagazina

Gjermania kërkon mjekë shqiptarë

Duke qenë se tregu gjerman i punës është i etur për profesione të tilla si mjekësia dhe infermieria, shqiptarët të cilët duan të punojnë në profesionin e tyre dhe ende nuk kanë gjetur një punë në Shqipëri, mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Drejtuesja e Institutit të Gjuhëve të huaja Xhenisa Kapxhiu, transmeton shekulli, jep disa nga kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të siguruar një vend pune.
“Gjuha gjermane perfekte në nivelin C1. E dyta, duhet të kenë kualitet në aftësinë e tyre si mjekë, dhe e treta, asnjë lloj pagese nuk do të paguhet nga këta mjekë, pasi shteti gjerman dhe klinikat do të marrin përsipër akomodimin, biletën e avionit dhe qëndrimin do ta kenë pa pagesë”, u shpreh ajo.
Drejtori i zyrës së punësimit Genci Kojdheli u shpreh se po bashkëpunohet për zyrtarizimin e marrëveshjeve të punësimit mes dy shteteve. Në vetëm tre vitet e fundit në Gjermani kanë arritur të punësohen rreth 170 mjekë dhe infermierë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button