LajmeMagazina

Gjyshja nga Medvegja festoi 109 vjetorin e lindjes

Fatime Ahmeti mund të jetë gruaja më e vjetër në shtetin e ri të Evropës. Dje ajo ka festuar 109 vjetorin e lindjes.
Ditëlindjen ia ka uruar edhe njëri nga nipat e saj, Armend Ahmeti, që ka postuar fotografinë e saj në profilin e tij në rrjetin social Facebook, raporton koha.net.
Ahmeti ka postuar gjithashtu edhe letërnjoftimin e zonjës së moshuar, sa për të dëshmuar se ajo ka lindur më 1 janar të vitit të largët 1906.
“Gjyshja jonë i bëri 109 vjet. Urime gjyshe e dashur”, ka shkruar ai në Facebook.
Fatime Ahmeti ka lindur në Medvegjë, ndërsa aktualisht jeton me familje në Bardhosh të Kosovës.
Ajo ka përjetuar 5 luftëra, përfshirë edhe luftën e fundit, dy luftëra ballkanike e dy botërore.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button