LajmeMagazina

Kitaristi amerikan i rrugëve të Prishtinës

I hukat duart dy-tri herë sa për t’i nxehur gishtërinjtë. Por, ky ishte veprimi i tij i fundit para performancës në një skaj të sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Djaloshi me mjekër merr kovën e bardhë mbi të cilën vendos shilten bojë qielli. Kjo i shërben si ulëse. Kitarën ngjyrë okeri e nxjerr nga çanta e krahut. Është kitarë me çmim të lirë që ia kanë dhënë në një hotel në Prishtinë. Këmbën e djathtë e mban pak më lart.
Çantën e lë prapa në një vend të mbuluar me borë dhe para vetes vendos një gajbe të zezë, fundi i së cilës është mbështjellë me faqe gazetash. Mban ritmin e “Little Willy The Bambler”. Me këtë Braden Clark nis performancën e tij në shesh. Është hera e parë që luan në publik. Djaloshi 27-vjeçar ka ardhur në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar.
Në Kosovë – sefte para publikut
“Nuk ka një javë që kam marrë kitarën dhe dal e këndoj në shesh”, thotë ai dhe shton se këngën e sapokënduar e kishte dëgjuar nga Bob Dylani. “Mendoj se është ‘cover’ i Bob Dylanit, kurse origjinali është nga Townes Van Zandt”, shton ai derisa lëviz këmbët, por tani nga i ftohti.
Ishte i brengosur se çfarë do të ndodhte gjatë performimit në shesh, mirëpo thotë të ketë mbetur i mahnitur me Prishtinën, duke përmendur dy fëmijë që i shprehën mirëseardhje në mënyrë paksa të çuditshme për të.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button