LajmeMagazina

Manifestimi fetar tradicional “Rrugës të të Dashurit tonë”!

Më datë: 03. Janar. 2015 (e shtunë), në sh.k. “Abdulla Krashnica” në Preshëvë u mbajtë manifestimi tradicional “Rrugës të të Dashurit tonë” organizuar nga “F.R.I”. Manifestimi u hap me këndimin e disa ajeteve Kur`anore të kënduara nga: hfz. Avni Asani. Të pranishmëve i uroj mirëseardhje kryetari i “F.R.I” Bejtulla ef. Veseli.
Më pas të pranishmit i përshëndeti myftiu i k.b.i Fikret ef. Limani. Ligjerata kryesore e manifestimit u mbajtë nga mysafiri i nderuar nga Shkupi Qenan ef. Ismaili. Ky manifestim u begatua me këndimin e ilahive dhe monologut të kënduara nga kori i Medresesë së Presheshëvës. Në këtë manifestim u bë shpërndarja e mirnjohjeve, librave dhe shpërblimi i nxënsëve të shkollave fillore dhe të mesme nga kumuna e Preshevës dhe Bujanocit. Po ashtu u bë edhe ndarja e mirnjohjes për shkenctarin e vitit, ku këtë vitë u zgjodhë prof. Alixhemal Salihu. Ndërsa mirnjohja e post mortum iu dha hoxhë: Jakup Asipi. Ky program u mbyll me këndimin e ilahis nga nxënset e Medresesë së Preshevës. Lusim Allahun xh.sh që të gjithë të pranishmit të kenë përfituar nga ky manifestim dhe lusim Allahun xh.sh të gjithë organizatorët ti shpërblej me të mirat e Tij dhe ti ndihmoj në organizimiet e radhës. Ve selamu alejkum ve rahmetullah. Njofton shërbimi për informim pranë FRI-së.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button