LajmeMagazina

Masakra në “Charlie Hebdo” e sajuar, eksperti amerikan sjell fakte rreth ngjarjes (Foto+Video)

Ajo që ndodhi ditën e djeshme në Francë, ku gazetarët e revistës ‘Charlie Habdo’ u vranë, tronditi gjithë botën. Duke e parë punën e tyre satirizuese, ku për shumë njerëz -gjithnjë sipas botkuptimit të tyre- ata, deri më tani e kanë merituar disa here këtë “shpërblim”, pasi që magazina ‘Charlie Hebdo’ vërtetë ka nënçmuar e nënvlerësuar shumë komunitete, e sidomos komunitetin muslimanë e atë katolik, duke ua përdhos personalitetet dhe simbolet e tyre, dhe sipas opinionit të gjërë ndërkombëtarë, pikërisht karikatura satirike e Profetit Muhamed i ka shtyer disa të rinjë ta shkrepin kallashnikovin. Megjithatë, disa “fakte” e “hulumtime” në minutat e fundit po aludojnë në diçka tjetër!
Në videot amatore të xhiruara nga njerëz dëshmitarë të rastit makabër, shihet qartë se si po ndodhin vrasjet e policëve pran selisë së ‘Charlie Hebdo’, mirëpo disa detajeve nuk iu është hedhur mjaftueshëm dritë, kanë mbetur mjaft të paqarta, dhe nëse shpalosen, e ndërrojnë tërë ‘muhabetin’..
Në njërën nga videot e cila është xhiruar nga dëshmitari i rastit, shihet se si një vrasës gjuan mbi policin e shtrirë në tokë, ku i drejtohet me kallashnikov drejt e në kokë, dhe përderisa kalojnë disa sekonda në atë xhirim, gjaku nuk shfaqet fare, dhe pikërisht ky detaj njeriun e bën të dyshoj dhe të filloj t’i analizoj të gjitha videot me rradhë me gjakftohtësi.
Në një video të xhiruar nga një dëshmitar tjetët i rastit, shihen se si disa punonjës të ‘Charlie Hebdo’ fshihen në kulmin e objeketit, dhe në atë xhirim shihen disa detaje të cilat janë jo të natyrshme dhe mjaft të dyshimta, si për shembull njeriu i cili ka veshur xhaketën anti-plumb. Çfarë kërkon njeriu me anti-plumb në mesin e gazetarëve?
1
Dyshimi tjetër që provokon po i njejti xhirim është kur në rrugë janë tre persona, të cilët ecin dhe në pjesën e pasme të xhaketave të tyre ka mbishkrime me shkronja të bardha, që do të thotë se janë policë, dhe për pak sekonda në po të njejtën sekuencë, policët zhduken dhe shfaqen dy sulmuesit.
23
Kamermani pastaj kthehet për të xhiruar situatën në kulm, dhe aty shfaqet një tjetër me xhaketë anti-plumb, në mesin e gazetarëve të terrorizuar nga frika, dhe një tjetër i ka duart në xhepa, dhe më pas vjen edhe një tjetër, i qetë, i patrazuar, duke komunikuar përmes telefonit!
Dyshimi më i madh në video shihet në minutën 3:59, ku xhirimi shihet se ka ndërhyrje kompjuterike, pra i montuar totalisht.
45
Analisti amerikan i cili e ka hedhur këtë video në rrjetin social ‘Youtube’ në fund thotë: “Në qoftëse je musliman, ti duhet të jeshë shum i nervozuar tani, sepse unë jam nervozuar dhe unë as nuk jam musliman, mirëpo ata vazhdimisht i fajsojnë muslimanët… shikoni, njerëzit si unë, ne nuk mendojmë që ju jeni ashtu siç ata ju përshkruajnë se jeni, kjo është e qartë që është rast i montuar…

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button