LajmeMagazina

Mbi 800 llapjanë ikën në Perëndim

Ikjet masive të qytetarëve nga Kosova nuk kanë të ndalur. Sipas shënimeve jo zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, sivjet rreth 23 mijë kosovarë kanë migruar, kurse së fundi Podujevën e kanë braktisur më shumë se 800 persona.
R. Ahmeti, nga fshati Dumosh i komunës së Podujevës u nis gjatë ditës së shtunë i dëshpëruar drejt rrugëve të perëndimit. Ai ndonëse i vetëdijshëm për rreziqet që ai dhe familja e tij mund ti kaloj nëpërmjet rrugëve ilegale vendosi që të nisej drejt Francës.
“S’ka jetë këtu. Unë jam i aftë për punë po ktu që pesë vite nuk po gjej. I lash të gjitha, i di edhe rreziqet, por në Kosovë nuk qëndroj”, u shpreh ai.
Qeveria e Kovës vazhdon ta shoh si dëshpëruese gjendjen e krijuar në vend. Ditë më parë Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është “dëshpëruese” të shoh se si për çdo natë, me dhjetëra autobusë të mbushur me qytetarë, largohen nga Kosova drejt ndonjë shteti të Bashkimit Europian.
Ndonëse partitë opozitare kanë kërkuar seancë ta jashtëzakonshme në kuvend për të diskutuar lidhur më migrimin ilegal, deputetët janë duke vazhduar pushimin i cili do t’iu zgjasë deri më 19 janar.
Sipas burimeve të Indekonline komunën e Podujevës deri më tani e kanë braktisur më shumë se 800 persona, të cilët kanë marrë rrugën drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button