Muaji shkurt për komunën e Bujanocit do të jet shumë domethënës dhe i mbarë, pasi që pikërisht më 3 shkurt në orën 11h do të nis ndërtimi i objektit për shkollim të lartë universitarë. Java e kaluar sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit ka qenë përplot me angazhime për pushtetin lokal.
Në koordinim me Bashkimin Europian, OSBE-në si dhe komesaren e lartë për pakica, tanimë gjithçka është rregulluar sa i përket dokumentacionit të pronsisë, dhe mbetet që vetëm të përurohet gurthemeli i ketij objekti të rëndësishëm, jo vetëm për banorët e komunës së Bujanocit por edhe më gjerë. Ky projekt kapital i cili po fillon të realizohet, jo vetëm që do të kursej studentët finaciarisht që gjeneratat e reja të gëzojnë kushte sa më të mira për shkollim, por njëkohësisht ky do të jetë edhe një lehtësim finansiarë për prindërit, si dhe një zhvillim më i mirë ekonomik për komunën tonë, ka thënë kryetari Arifi.