LajmeMagazina

Në krye të komunes së Medvegjës, një paramilitar i Milosheviçit, që luftoi në Kosovë

Pas disa seancash të njëpasnjëshme herë herë me tone të larta e kërcnime, më në fund për kryetar të Komunës së Medvegjës është zgjedhur Dragisa Nikoliç nga grupi i qytetarëve “Gornja Jablanica“ (“Jabllanica e Epërme”), i cili paska fituar 33 vota nga 35 këshilltarë sa ka aktualisht Kuvendi Komunal i Medvegjës.
Gjurmëve të ketij lajmi, në kërkim të CV-së dhe karrirës së kyretarit të ri të Medvegjës I ka rënë medium serb E-Novine e cila ka mësuar se kryetari i ri i kësaj komune në Luginen e Preshevës, Dragisha Petroviç është një ish-anëtar i njësive policor dhe para-militare të Millosheviëit i cili u bë i famshëm si pjesmarrës në luftën e fundit në Kosovë. Kryetari i ri i komunës u zgjodh pothuajse uninamisht nën presion të lartë të forcave të sigurisë dhe të strukturave lokale dhe me ndihmën e votave të PVD. Me rastin e ngjarjeve dramatike në Medvegjë Haki Eminoviq, një përfaqësues i shquar shqiptarë, aktivist i kesaj ane, i cili nga kërcënimet e shumta për shkak publikimeve të tija, fillimisht tek avokati i popillit në Sërbi e pastaj edhe në mediat serbe dhe shqiptare, disa dëshmi-raporte mbi mbi krimet, malltettimet dhe  marëdhëniet në mes të autoriteteve lokale dhe krimit të organizuar, të cilat i publikoi Hakiu, ai është i kercnuar seriozisht dhe ka frikë për sigurinë dhe për familjet e tij, kështu që iu është dashur dhunshëm ta lëshojë vendlindjen për të migruar në vendet perëndimore. Sipas informacioneve zyrtare nga parlamenti lokal për një kryebashkiak të ri u zgjodh nj sipërmarrës privat i Medvegjës, njëherit anëtar komisionit nga grupi i qytetarëve “Gornja Jablanica” Dragisha Petroviq (63), i cili është i njohur nga ky lokalitet si rezrvistë në policinë e Millosheviqit dhe pjesëmarrës në luftën e fundit në  Kosovë. Për zgjedhjet  e kryetarit të ri në Medvegjë ne nje seancë maratonike të asamblesë lokale kane prezentuar edhe përfaqësues të OSBE-së. Mediumi E-Novine lidhur me kete ngjarje ka realizuar bised me Haki Eminoviq dhe faktet se si është emruar kryetari i ri i Medvegjës, dhe me ndihmën e kujt. Raportin origjinal në gjuhën serbe e keni më poshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button