LajmeMagazina

Pasjani I Gjilanit Me Maternitet Dhe Spital Të Ri

Me hapjen e spitalit në fshatin Pasjan të Gjilanit rreth 40.000 serb nga komuna e Gjilanit dhe anamoravës për herë të parë do të kenë kushte për shërim spitalor, ka thënë kryetari i kësaj komune Dragan Nikoliq.
Nikoliq ka thënë për mediet serbe, transmeton presheva.com se spitali në Pasjan së pari dotë filloj me maternitet, gjegjësisht me repartin e Gjinekologjisë dhe akusherisë, për të cilën qeveria e Serbisë ka ndarë 35 milionë dinarë.
“Gratë e anamoravës së Kosovës plot 15 vite shkojnë të lindin në Vranjë, e disa vende të tjera edhe nga 80 kilometra larg, duke pritur edhe kalimin e kufirit ose në Graçanicë që është po aq larg, tek e cila arrihet nëpërmjet Prishtinës” ka thënë Nikoliq.
Ndërtesa spitalore në Pasjan, ndërtimin e së cilës e ka financuar vetqeverisja lokale me 1.3 milionë euro, ka gjithesejt 2900 m2.
Materniteti i Preshevës, edhe pse ka kohë që ka përfunduar dhe kompletuar, ende nuk po fillon së punuari.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button