Tri javë pasi u tërhoq kombinimi fitues, francezi kuptoi se në portofol kishte tiketën e cila i sillte 73 milionë euro, konfirmoi lotaria franceze “Francaise des Jeux” (FDJ).
Personi që jeton në verilindje të Francës është abonent online në lotarinë evropiane “Euro Millions”.
Çmimi i parë u tërhoq më 2 dhjetor të vitit të kaluar, por atij nuk i kishte shkuar ndërmend që ta kontrollojë tiketën.
Përndryshe, fituesi i lotarisë në Francë ka një afat prej dy muajsh që të dëshmoj se e posedon tiketën fituese dhe ta tërheq shpërblimin, transmeton Telegrafi.
“Kjo është një histori me fund të lumtur”, tha francezi.
“Nuk e kam ditur se për më shumë se një muaj e mbaj në portofol biletën e lotarisë me vlerë 73 milionë euro”, tha fituesi me fat.