LajmeMagazina

Për tu habitur qendra e Preshevës tash e një muaj pa drita…!

Prej dhjetorit te vitit 2014 qendrën historike të Preshevës e ka kapluar terri i zi, errësira totale është në pejsën e djathtë të komunës si dhe dritat tek rrethi i qendrës, edhe pse lokalet afër kanë marrë masa sado pak për ta “thyer” disi errësirën, është për tu habitur se askush tjetër nuk është shqetësuar për të marrë masa në këtë drejtim nga pushteti lokal.
Nga gjithësej 26 drita që janë të vendosura në qendër vetëm 11 nga to janë funksionale ku 15 të tjera janë të djegura, sipas informatave që morri Kjo është Presheva Jonë rregullimi i këtyre dritave kushton 400 dinar për copë apo gjithësejt 6000 dinar ose (48.7€).

Qytetarët që jetojnë në këtë zonë shprehen tëpakënaqur nga pushteti lokal që ka lënë në harresë këtë pjesë historike të qytetit. 
Vlen të ceket se jo vetëm dritat janë të dëmtuara, por edhe fontanat dhe ulëset janë në gjendje të mjerueshme mbi dy vite…! / © Kjo është Presheva Jonë /

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button