Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin që viti 2015 tua ndryshoj për të mirë jetën, ngase vitin që sapo e kanë lënë pas do ta kujtojnë si periudhë të regresit. Lugina vazhdon të mbetet vendi më i pazhvilluar ekonomikisht me shkallë të lartë të papunësisë.
Sipas Kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut Belgzim Kamberi në Luginën e Preshevës viti i kaluar do të mbahet mend si vit i thellimit të degradimit dhe prapambeturisë kulturore, politike, sociale dhe ekonomike.
Sami Salihu, njohës i çështjeve ekonomike duke vlerësuar vitin e kaluar si jo të suksesshëm në aspektin ekonomik thotë se autoritetet lokale duhet të jenë më të vëmendshëm sa i përket zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;