LajmeMagazina

Projekti i Xhamisë në Prishtinë dhe ai në Tiranë

Vitet e fundit një temë e cila ka ngjallur jo pak interesim në shoqërinë tonë si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, ka qenë ndërtimi i objekteve të kultit islam në të dyja kryeqendrat.
Përbërja fetare e popullsisë – ku në të dyja rastet dominon ajo e besimit islam – jodetyrimisht duhet të jetë argumenti kryesor, sepse secilit komunitet fetar i takon të ndërtojë objektet e tij ku mund të ushtrojnë ritet fetare, pa marrë parasysh numrin besimtarëve.
Në këtë drejtim nevoja për një objekt dinjitoz të kultit islam as që duhet të vihet në dyshim. Një qëndrim të tillë ka manifestuar edhe e gjithë shoqëria shqiptare në të gjitha shtresat e saj, dhe mendoj që këtu ka bërë padyshim gjënë e duhur.
Me këto thënë më sipër, dua ta mbyll diskutimin rreth nevojës së ndërtimit të një objekti dinjitoz të kultit islam si për nga përmasat po ashtu edhe për nga paraqitja e saj estetike në të dyja kryeqendrat shqiptare. E gjithë përmbajtja e këtij shkrimi është e përqendruar në çështjen e formësimit arkitektonik të këtyre objekteve, ku në të dyja rastet do të ishte dashur që projektet të rezultonin me një ikonë të re arkitektonike të këtyre kryeqendrave, me të cilat do të ishin krenuar të gjithë qytetarët pa dallim religjioni, etnie apo çfarëdo qoftë dallimi tjetër.
Xhamia e Kaltër në Stamboll e Taxh Mahalli në Agra, por edhe Notër Dami në Paris e Shtjefan Domi në Vjenë, janë vetëm disa nga shembujt e pafund të arkitekturës dhe civilizimit botëror që ofrojnë një kënaqësi të tillë…

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button