LajmeMagazina

Qytetarët mirëpresin autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë – Luginë

Njihet si njëra ndër rrugët ku më së shumti persona kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni për shkak të pozitës jo të përshtatshme gjeografike.
Magjistralja Prishtinë – Gjilan i plotëson standardet e një rruge ndër- regjionale, por nuk i përmbush as për së afërmi kërkesat dhe obligimet e gjilanasve. Andaj, kërkesa e këtyre të fundit qysh moti ishte që edhe kjo rrugë të bëhet autostradë, duke u bazuar në rëndësinë që ka, raporton KTV.
Por deri tash përveç disa renovimeve, nuk në këtë rrugë nuk është investuar më shumë.
Kjo kërkesë pritet t’u realizohet atyre ngase në buxhetin e vitit 2015 janë ndarë mbi 1 milion euro për projektimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë –Gjilan – Dheu i Bardhë. Gjilanasit e mirëpritën këtë, por e quajnë tepër të vonuar.
Tri opsione të ndërtimit të kësaj rruge do të jenë në tavolinën e projektuesve, por është çështje fizibiliteti se si do të vendoset, të jetë trase e re, apo të ketë vetëm devijime.
Por drejtuesit e Gjilanit e shohin të udhës dhe emergjente ndërhyrjen në rrugën aktuale dhe mundësinë e devijime sipas nevojës.
Haziri thotë se ndërtimi i autostradës do të lehtësonte në masë të madhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ani pse kanë rolin sekondar në këtë projekt, Haziri zotohet se nuk do të mungojë angazhimi i tyres si komunë, transmeton Koha.net.
Projekti i ndërtimit të kësaj autostrade do t’i kushtojë Qeverisë miliona euro, ndërsa shumica e këtyre mjeteve synohet të sigurohen nga donatorë të ndryshëm dhe nga marrjen e kredive. 

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button