LajmeMagazina

Rrëzohet helikopteri me drogë në Spanjë, piloti një major shqiptar

Kryeministri Edi Rama bëri me dije në Kuvend se Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare është njoftuar se Garda Spanjolle ka rrëzuar një helikopter me drogë, në bordin e të cilit ishte pilot një major i Forcave Shqiptare të Armatosura. 
“Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte graduar në vitin 2009”, u shpreh Rama. Me vone, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se majori qe vdiq si pasoje e rrezimit te helikopterit eshte instruktori i bazes se Farkes, majori Sokol Feka
Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, (Feka) të cilët transportonin rreth 800 kg hashash të ndara në më shumë se 30 pako.
Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.
Helikopteri ishte lyer me të zezë, gjë që bëhet për të mos u pikasur gjatë fluturimit natën. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button