Në Qendrën Studentore në Prishtinë qindra po e ndjekin një garë jo të zakonshme – atë të testimit të gravitetit me lëshimin e një veze nga 15 metra lartësi.
Në kushte normale, një vezë në rënie të lirë nga 15 metra lartësi thyhet sapo të prekë tokën, por studentët janë të ftuar të përdorin imagjinatën në “Red Bull Gravity Challenge Kosovo”, se si të lëshojnë vezën që ajo të bie pa u thyer.
Në organizmin e “Red Bull Gravity Challenge Kosovo”, garuesit duhej ta lëshonin vezën në tokë nga lartësia prej 15 metra, dhe ajo të mos dëmtohej.
Në këtë garë ku morë pjesë afër 20 ekipe, të përbërë kryesisht nga studentë të Universitetit të Prishtinës, u shfaq mjaftë kreativitet.
E ata më kreativët arritën edhe të fitojnë shpërblime, si disa ditë pushime që qendrën rekreative në Mavrovë të Maqedonisë, anëtarësim një vit pa pagesë në qendrën e fitnesit Five Stars në Prishtinë, dhe shpërblime të tjera.
Rregullat e konkurrimit parashihnin që, pajisja nuk duhet të përmbajë: lëndë plasëse, lëndë djegëse dhe material qelqi dhe pajisja e ndërtuar nuk duhet të jetë më e madhe se 1m3 dhe më e rëndë se 5kg.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;