LajmeMagazina

Ushtarët “e përjetshëm” të Jugosllavisë

Radha e ushtarëve të rinj ishte goxha e gjatë. B. Sh. ishte afruar të shihte se çfarë po ndodhte. Për herë të parë do të shihte se kolegët e tij po vizatoheshin në krah, duke bërë tatu me shkronjat e para të emërtimit për ushtrinë e atëhershme jugosllave “JNA” .
Në rajonin e Dukagjinit, ku jetonte para se të nisej që të kryente shërbimin ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë, asnjëherë nuk kishte parë diçka të tillë.
“Kur u ofrova i pashë ushtarët duke i bërë figura njëri-tjetrin, edhe më hyni në qejf edhe mua kjo punë”, thotë tek zbulon tatuazhin në dorën e majtë.
Gati të njëjtin rrëfim e ka edhe H. Sh. nga qyteza në juglindje të Kosovës. Dallimi mes tyre është forma e tatuazhit.
Assesi nuk pranojnë t’u përmendet emri i plotë në gazetë. I pari ka bërë tatuazh 4.12. 1979, dita kur kishte veshur uniformën e ushtarit. I dyti ka të shkruar JNA (Jugoslovenska Narodna Armija)
“Po na thonë këta të rinjtë se jena komunista pasi keni qenë ushtarë të Jugosllavisë”, thotë B. Sh. E shumë kolegë të tyre tashmë e kanë ndërruar shenjën e shërbimit ushtarak, shkruan Koha Ditore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button