LajmeMagazina

Vucic do ta përurojë një hotel në Brezovicë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe disa ministra të Qeverisë së Serbisë do ta kalojnë Vitin e Ri serb në Kosovë, raporton Novosti, transmeton Indeksonline.
Sipas kësaj të përditshme, Kryeministri serb do ta vizitojë edhe Pasjanin, ku do ta hapë spitalin e ndërtuar me financim të Qeverisë së Serbisë. Po ashtu Vuçiq do të qëndrojë edhe në Shtërpcë, respektivisht në Brezovicë, ku do të vizitojë stazat e skijimit dhe hotelin e renovuar.
“Po ashtu është planifikuar që kryeministri serb të mërkurën në Graçanicë do ta zbulojë edhe përmendoren e Mbretit Mullutin, si dhe në Manastirin e Graçanicës do të takohet me Teodosijen”, shkruan “Novosti”.
Bashkë me Vuçiqin në Kosovë do të jetë edhe ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonaçar, ai i drejtësisë, Nikola Selakoviq dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Vanja Udoviçiq.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button