MagazinaTech / Shkencë
7 vjeçarja hakere e passwordave
Është mirë kur gjejmë një lidhje Wi-Fi pa fjalëkalim në ndonjë lokal, kështu që të bisedojmë me miqtë, të gjurmojmë nëpër rrjete sociale, të shikojmë video etj.Por, kur jemi në një vend ku ka shumë lidhje të Wi-Fi dhe ato lidhje janë të mbyllura me fjalëkalime është me të vërtetë e mërzitshme.
Kjo nuk duket të jetë problem për një 7 vjeçare, e cila mund të zbulojë çdo fjalëkalim të lidhjeve Wi-Fi dhe gjithashtu mund të arrijë të ketë qasje në një kompjuter të huaj brenda minutave, transmeton Lajmi.net.
Një eksperiment ishte kryer nga “Hide My Ass!”, një kompani e cila ofron shërbime private të internetit, për të njoftuar publikun rreth rreziqeve gjatë përdorimit të internetit përmes Wireless-it.
Kështu që për ta provuar se sa të pambrojtur mund të jeni, ekipi i kësaj kompanie ia dha këtë detyrë një vajze 7 vjeçare.
Pas punës që kjo vajzë e bëri, ajo për 10 minuta arriti që hakerojë një Wireless të mbrojtur me fjalëkalim. Dhe më pas ajo krijoi një qasje mashtruese – që njihet ndryshe edhe si “Rogue Access Point” – që përdoret nga kiberkriminelët për të shkaktuar një sulm në ndonjë kompjuter.
Hulumtuesit të cilët ishin të përfshirë në këtë eksperiment thanë se përmes lidhjeve publike të Wi-Fi, hakerët mund të kenë qasje në fjalëkalimet, email adresat, fotografitë dhe llogaritë aktive bankare online të personave që lidhen në Wi-Fi publik.