LajmeMagazina

Aksident në udhëkryqin e Bujanocit

Në qendër të Bujanocit, në udhëkryqin që lidhet me rrugën Karagjorgje Petroviq dhe atë të Kosovës, rreth orës 12h ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe veture.
Në këtë aksident komunikacioni përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Vetura e tipit Opel Astra me targa të Bujanocit ka pësuar dëmtime në pjesën  e pasme, derisa autobusi i kompanisë “Mimoza 93” nga Presheva, që udhëtonte në relacionin Tërnoc-Preshevë, në pamje të parë është më pak e dëmtuar.
Deri te aksidenti erdhi në kthesën e udhëkryqit, kur pjesa e pasme e autobusit u godit me atë të veturës.
Ky aksident mbi gjysmë orë mbajti të ngarkuar komunikacionin në këtë udhëkryq, përderisa në vend të ngjarjes doli edhe policia lokale. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button