Serbia është vënë në alarm me shitjen e pronave në rrethinën e Nishit, të cilat po i blejnë shqiptarët nga Kosova. Sipas të dhënave nga policia e këtij qyteti, nga viti 2010 deri në vitin 2014 shqiptarët e Kosovës, kanë blerë 1086 prona në qytetin jugor serb dhe rrethinat e tij.
Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti i Policisë së Nishit, të siguruara nga gazeta serbe Blic, numri më i madh i banesave të blera nga shqiptarët kishte ndodhur në vitin 2010, me 313 shosh.
Për pesë vite thuhet se në këtë rrethinë kanë marrë vendqëndrim 985 shqiptarë të Kosovës.
Në vitin 2011 shqiptarët kishin blerë 157 banesa, në 2012 184, në 2013 192 banesa, dhe në vitin e kaluar numri kishte shënuar sërish rritje, ku shqiptarëve të Kosovës, u ishin shitur gjithsejtë 240 prona, kryesisht objekte banimi.
Por jo të gjithë këta persona që kanë blerë prona në Nish, kishin aplikuar për qëndrim të përhershëm. Gjatë kësaj periudhe pesë-vjeçare autoritetet serbe kishin refuzuar 231 kërkesa, 100 prej të cilave vetëm në vitin 2010.
Ndërsa, në anën tjetër, ka dyshime se këto veprime të shqiptarëve të Kosovës, më shumë bëhen për të arritur të marrin shtetësi të Serbisë, e cila u siguron lëvizje të lirë pa viza në vendet e BE-së, se sa për të jetuar atje.