Grupet punuese nga Serbia dhe Shqipëria kanë biseduar rreth ndërtimit të autostradës Nish – Prishtinë – Tiranë, por edhe mundësinë e financimit të këtij projekti.
Ministresha e komunikacionit në qeverinë Serbe Zorana Mihajloviq ka thënë se takimi i ardhshëm pas dhjetë ditësh do të mbahet në Tiranë.
Përveç ndërtimit të kësaj autostrade, grupet punuese kanë biseduar edhe rreth ndërtimit të hekurudhës Beograd – Bar me një kahje për Shqipëri dhe port bregdetar.
Për ndërtimin e këtij projekti, siç ka thënë ministresha, për ndërtimin e rrugës dhe hekurudhës do të nevojiten rreth 2 miliardë euro.
Deri me datë 1 mars të këtij viti duhet të përfundojnë dokumentacionin e projektit, që kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vuçiq ta prezantojnë në Bashkimin Evropian.
Ministresha Mihajloviq ka thënë se para 10 ditëve në Tiranë është formuar grupi punues që do të merret me projektet e infrastrukturës, dhe atë si pasojë e marrëveshjes së kryeministrit Rama dhe Vuçiq, pas takimit të tyre në gusht të vitit të kaluar.