MagazinaSport

E madhe kjo: Flamuri gjigant i UҪK-së do të vendoset në sfidën Shqipëri-Serbi

Tifozët shqiptarë kanë menduar një ide interesante për ta pritur Përfaqësuesen e Serbisë.
Duhen edhe disa muaj deri në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, por tifozët kuqezinj duket se kanë filluar që tani që të mendojnë për dekorin e sfidës, kjo edhe si kundërpërgjigje ndaj asj që pala serbe bëri në ndeshjen famëkeqe të 14 tetorit në Beograd.
Sipas një burimi të Portalit Albeu pranë tifozerisë shqiptare, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, gjithmonë nëse ky i fundit do të riknostruktohet në kohë, do të shpaloset një flamur gjigand i kuq mbi të cilën do të jetë shkruar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Pas ngjarjeve në Beograd vlështirë se policia do të lejojë një flamur të tillë në stadium, duke iu trembur edhe sanskioneve nga UEFA, por gjithsesi duhet pritur për të parë dhe mësuar.
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Eleminatoret e “France 2016″, është programuar të luhet në datë 8 Tetor 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button