LajmeMagazina

Grushtohen deputetët turq, kundërshti për ligjin për protestat (VIDEO)

Deputetët turq janë rrahur mes vete gjatë një debati mbi një projekt-ligj të diskutueshëm i cili i jep policisë kompetenca më të mëdha mbi protestuesit.
Politikanët e partisë qeverisëse dhe ata të opozitës shkëmbyen grushta për herë të dytë gjatë një jave në parlamentin në Ankara. 
Një deputet i opozitës ra poshtë shkallëve gjatë përleshjes, por shpëtoi pa u lënduar rëndë. 
Kundërshtarët e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kryeson Partinë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), besojnë se ai është duke u përpjekur për të krijuar një shtet policor. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button