LajmeMagazina

Isa Mustafa e shkarkon Aleksandër Jabllanoviqin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka shkarkuar para pak çastesh ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq. Jabllanoviq nxiti protesta gjithëpopullore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje me deklaratat e tij ku i kishte quajtur “Egërsira” nënat gjakovare.
“Nga sot ministri Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Sa i përket Trepçës, po të mbetej ashtu siç ka qenë Trepça do të shkonte drejtë falimentimit”
Pas këtyre deklaratave u mbajtën dy protesta të mëdha në Prishtinë e një tjetër mendohet të mbahet nesër, nëse Vetëvendosje nuk bën ndonjë ndryshim tani pas këtij lajmi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button