LajmeMagazina

Kriteriume të reja për ndarjen e librave pa pagesë për nxënësit në Serbi

Nga viti shkollorë 2015/2016 për fëmijët pa prindër, ata që janë në kujdestari, për fëmijët e braktisur, familjë që kanë dy prindërit e papunë dhe studentët e tjerë nga familje të pa favorizuara financiarisht, do të marrin tekste shkollore falas nga shteti, pa marrë parasysh nëse ata janë duke ndjekur shkollën fillore apo të mesme, dhe këto libëra nuk do të duhet t’i kthejnë, kështu ka vendosur Ministria e Arsimit e Sërbisë.
Përshkak se disa botues nëpër shkolla vetëm se ofrojnë libra për vitin e ardhshëm, nga Ministria apelojnë tek shkollat, arsimtarët dhe prindërit që mos të hyjnë në procedurën e marrjes së librave deri në fund të muajit mars, kur do të dihet se cilët nxënës dhe në cilën mënyrë do ti marrinë librat pa pagesë. Në gjysmën e parë të muajit mars prindërit do të mundë që në bazë të  kriteriumeve të formuara të konkurojnë për librat pa pagesë, kanë bërë të ditur në Ministrinë e Arsimit, dhe është thënë se ditëve në vijim të gjitha shkollat në Serbi do të jenë të lajmëruar mbi planin e ri të shpërndarjes së librave. Librat pa pagesë viteve të kaluara janë dhënë në shfrytëzim të gjithë nxënësve prej klasës së parë deri në të katërtën në shkollën fillore edhe ate në lëndët gjuhë amtare, matematik dhe bota rreth nesh, kurse librat tjera prindërit është dashurë t’i sigurojnë vet. Gjithashtu shfrytëzimi i librave nga ky projekt do të ketë një kufizim të madhë, nxënësit kanë pasurë për obligim që me mbarimin e viti shkollorë librat ti kthejnë të pa shkatërruara. Shuma e mjeteve të dedikuara për këtë projekt është i njëjtë si vitin e kaluar, afër 600 milionë dinarë, kurse modeli i ndarjes së librave do të ndryshojë. Për ta zgjedhurë librin më kualitativ, arsimtarëve dhe mësuesve duhet të iu jepet një kohë më e gjatë për një shiqim detal dhe të gjitha librat e miratuara nga katalogi i librave për vitin 2015/2016 i cili nga 1700 tituj të lejuar do të publikohet në fund të Janarit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button