LajmeMagazina

Leskoc: Furgoni plot me migrant del nga rruga, 40 të lënduar (Video)

40 persona janë lënduar kur furgoni përplot me migrant ilegal ka dalur nga rruga, jo shumë larg Krajincit të Poshtëm (Donjeg Krajinca) afër Leskocit.
Aksidenti ka ndodhur të martën,  në orët e para të mëngjesit, disa minuta para orës 5h. Për të gjithë të lënduarit është përkujdes spitali në Leskoc.
20 prej tyre kanë lëndime të rënda, ndërsa 5 janë rrezik jete, me lëndime të kokës dhe shpinës, raporton televizini publik I Serbisë.
Shefi i qendrës së urgjencave të spitalit në Leskoc, Milan Stojkoviq, ka thënë për RTS se shumica e migrantëve kanë pësuar thyerje si dhe dëmtime të indeve të buta, mirëpo ka edhe me lëndime të shpinës.
Tek tre të lënduar është konstatuar quadriplegia, respektivisht ndërprerje e funksionimit të palcës kurrizore, nënvizon dr. Stojkoviq, transmeton Titulli.com.
Në qendrën e emergjencave në Leskoc thonë se nuk mbajnë në mend një aksident të përmasave të tilla.
Gjatë ditës këshilli do të sjellë vendim se a do të transportohet ndonjëri nga migrantët e lënduar në Qendrën Klinike në Nish.
Migrantët nga Sirija, Bangladeshi dhe Nigeria ilegalisht kanë hyrë në Serbi, ndërsa supozohet se janë nisë në drejtim të Hungarisë, respektivisht për në Bashkimin Evropian.
Pjesëtarët e policisë së Leskocit në spital po marrin në pyetje migrantët më pak të lënduar, ndërsa po zhvillohen edhe hetimet në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se shkaktarë i këtij aksidenti është shpejtësia e papërshatshme, marrë parasysh se furgoni, pasi që ka dalë nga rruga, ka vazhduar edhe për 150 metra në arë.
Komunikacioni në autostradën Korridori 10 në mes të Leskocit dhe Nishit nuk është ndërprerë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button