Edhe sot rrugëtimi drejt Kosovës lindore po mbetet i veshtirë. Heshtje e jashtëzakoneshme, zhurmë e pastër, një erë që s’do të ndalet asnjëherë. Thjeshtë një sfidë mes tokës e qiellit që të shtyen me të gjitha ndjenjat të shprehesh ‘’Nuk të përkas’’. Kështu nis të shfaqet Presheva në sytë e atyre që me vite jetojnë dhe kanë ndjenja për të.
Luginë që të ngjall zemërgjëresi, e njëherit të bënë të fantazosh… Gjithqka që nis të shfaqet drejt rrugës për në Preshevë të provokon, një qytetërim fals premtime pa ngjyrë , një lojë e politikës që të zë keq frymën! Pak kilometra më larg gjenden fshatrat e luginës… duket krejtësisht një tjetër botë, një tjetër realitet , të ndarë nga politika dhe pothuajse e papërfshirë në të. E brishtë në pamje por e mbushur në zemrat të dashurve të saj Presheva mbetet mes dy kaltërsive që s’do harrohet asnjëherë. Te madheshtia e emrit që mban, krenaria e atyre që luftuan e kontribuan për liri, jehona e banoreve që me krenari e ruajn vendlindjen në zemrat e tyre dëgjohen në heshtje zërat që thërasin për më shumë vëmendje e liri… Klima e freskët e luginës është ajo që të kujton qdo here se para vetës kemi një mrekulli të papërsëritshme, një vend që të frymëzon edhe në mes të asaj gjendje. Nga betonimi e deri ne fshatrat e lugines ndjehet një pasiguri e vendaseve të vendit ku fjalën kryesore pothuajse e ka politika e cila I ka izoluar shumë banore të ksaj zone.
Dyndja e një pjese të popullit shqiptar ka bërë që në atë vend të ndërrohen politikat të cilat po e thumbojnë rininë e vendit dhe shqipëtarëve që jetojnë atje. Fshatrat kanë humbur në vete, bashkë me këtë humbje po marrin edhe kujtimet e shumta po gëlltisin qdo gjë që u del përpara… Të lëna pas dore e të harruara nga politika, fshatrat e Luginës së Preshevës mbesin në mëshirë të kohës.
Shkruan: Rasim Hajdini
dep. Sociologji Prishtinë