LajmeMagazina

Lumi i rrëmbyeshin i merrë jetën 7 vjeçarit në Nakushtak

Një fëmijë 7 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e vërshimit të lumit në fshatin Nakushtak të komunës së Likovës. 
Tragjedia ka ndodhur sot rreth orës 13.00, kur fëmija që gjeti vdekjen bashkë me vëllain e tij shkonin në shkollë. Ata duke kaluar përskaj lumit, papritur janë rrëmbyer nga vërshimet e ujit që kishte rënë nga mali mbi fshat.
Dy fëmijët janë fundosur në ujë, por me ndërhyrjen e fshatarëve që ishin pranë, njëri nga fëmijët është shpëtuar, ndërsa tjetër është rrëmbyer nga uji, por që më pas është gjetur i vdekur. (INA)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button