
Qarkullimi i automjeteve në autostradën E75 në pjesën Bujanoc – Preshevë, tek fshati Levosojë, është ndërprerë qarkullimi i veturave për shkak të daljes së lumit Moravica, njoftojnë “Putevi Srbije”, transmeton presheva.com. Momentalisht po shfrytëzphen rrugët alternative, ndërsa po punohet në teren për vendosjen e barierave artificiale dhe sinjalizim i përkohshëm i trafikut. Pas reshjeve të mëdha të shiut, ka pasë shumë bllokime të rrugëve dhe vërshime në tërë rajonin.