Në dy ditët e fundit, në pikën kufitare Dheu i bardhë, është penguar migrimin masiv i shqiptarëve nga Kosova
Kjo pikë kufitare është pothuajse e braktisur. Minibusët që janë të regjistruar për linjat në drejtim të Beogradit, Suboticës dhe Gjermanisë po kontrollohen me orë të tëra, raporton B92.
Tani kosovarët po kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Bujanocit, në mënyrë që t’i shmangen kontrolleve të rrepta të policisë serbe.
Stacioni i autobusëve në Bujanoc gjithashtu është bosh. Deri pak ditë më parë nga ky vend çdo mbrëmje dhe mëngjes, drejt Hungarisë niseshin nga katër apo pesë autobusë me shqiptarët e Kosovës.
Përmes vendkalimit të Dheu i Bardhë kalonin ndërmjet 300 dhe 400 qytetarëve të Kosovës.
Vlen të theksohet se deri më tani Kosovën e kanë braktisur rreth 50 mijë qytetarë brenda dy muajve të fundit, sipas një raporti të Agjencisë Inteligjente të Kosovës.