LajmeMagazina

Në Gjilan do të duhej të mbanin takimin e përbashkët Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës

Anamorava ka një rëndësi tejet të posaqme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera si një trekëndësh kufitarë . Në radhë të parë përmesë Gjilanit  më afër lidhen për Detin Adriatik Shqiptarë Komunat si :  Medvegja , Bujanoci ,  Presheva , Kumanova e Likova .
*           *           *
Gjilani si një trekëndësh  ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj
mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në  Gjilani si qendër  Rajonit të Anamoravës  . Gjilani  kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë  . Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të mbahen  edhe  takime të Komisioneve Pralamentare edhe të dy Parlamenteve  .
Takimi i këtij rangu   dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte  mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc   por edhe  të njoftoj , alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre .
Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeveriv mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha , të ndihmohet Anamorave që të ket komunikim më të lehtë me Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc  dhe Kumanovë e Likovë dhë që do të duhej që të :
Miratojn një deklaratë  të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe një  Komision mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen  të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare .
Të dy qeveritë mendojm që përfundimisht :
–          Të  ndajn  mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin , bashkëpunimit ndërkufitarë  dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë   .
Dy Parlamentet dhe Qeveritë   kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që  më  në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë  bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet  zyrtare , të harmonozojn  që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i  kushtojn vëmendje  këtij  trekëndëshi kufitar .
*           *           *
Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë  e Parlamentit të Kosovës të mbahen  takime  në Gjilan , si  takim  të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës  së bashku me ate të Shqipërisë   .
*           *           *
Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku  ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës  që do të duhej të mbahej  në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi  është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan . Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen  si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe  të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një  Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve Admnistrativë të Kosovës dhe Shqipërisë .  Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore  do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë  shqiptarë në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc . Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët .
Shkruan : Refik  HASANI
23  Shkurt    2015

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button