LajmeMagazina

Pas 8 viteve ministri i ekonomisë viziton Bujanocin, premton zhvillim ekonomik në Luginë

Ministri i Ekonomisë në Republikën e Serbisë, Zhelko Sertiç së bashku me bashkëpunëtorët e tij ekonomik, sot ka qëndruar në komunën e Bujanocit, ku ai fillimisht është pritur nga i pari i komunës, Nagip Arifi të cilët kanë zhvilluar një takim të shkurtër në kabinetin e tij së bashku edhe me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviç.

Pas takimi delegacioni së bashku me Arifin janë zhvendosur në sallën e konferencave në ndërtesën e komunës për të zhvilluar takimin mes kryetarëve të komunave të Preshevës, Ragmi Mustafën, të Bujanocit, Nagip Arifin, Medvegjës, Dragisha Petroviq si dhe me dy deputet shqiptar Riza Halimi e Shaip Kamberi dhe ai serb Nenad Mitroviq. Ky takim kishte atmosferë punë për sa i përket zhvillimit ekonomik të rajonit tonë, me theks të veçante gjetjes së modeleve të zgjidhjes së problemeve ekonomike. Pas takimi në konferencë të përbashkët për media Ministri Sertiç, ka thënë se, shteti serb ka edhe programin e vet i cili nxit donatorët e huaj të cilët investojnë në komunat e pazhvilluara ku bëjnë pjesë edhe këto tri komuna. Ai gjithashtu theksoi se, “Sot në Bujanoc me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kemi biseduar për problemet ekonomike që i preokupojnë këto tri komuna, dhe të gjitha ato tema të cilat në shikim të parë nuk duket se kanë ndikim, por në fakt ato janë kyçe për zhvillimin e ekonomik në këtë rajon.
Me përfaqësuesit e pushteteve lokale kemi biseduar për gjetjen e modeleve të zgjidhjes së problemeve ekonomike, kur dihet se shteti nëpërmjet Trupit Koordinues në mënyra të ndryshme është duke financuar programe për zbutjen e gjendjes ekonomike”. Shteti, ka shtuar Ministri Sertiç ”ka edhe programin e vet i cili nxit donatorët e huaj të cilët investojnë në komunat e pazhvilluara ku bëjnë pjesë edhe këto tri komuna, me kryetarët e komunave kemi biseduar edhe për hapjen e konkursit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe për projektet për të cilat komunat janë të interesuara që të konkurojnë. Për ne është shumë e rëndësishmne që ta zhvillojmë ekonominë në këtë pjesë të Sërbisë, sepse ekonomia është thelb i jetës”. Kryetari i komunës së Bujanoci, Nagip Arifi, gjat konferencës ka potencuar se, ne sot kemi pasur rastin që ti prezantojmë potencialet tona që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik, pasi që një Ministër i till nuk e ka vizituar komunën tonë që nga viti 2007. Arifi ka thënë se, “Për arsye se që nga vitit 2007 e këndej komunën e Bujanocit nuk e ka vizituar asnjë Ministër i ekonomisë, kjo vizitë do të thotë shumë për ne. ne sot e kemi pasur mundësinë që ti prezantojmë potencialet tona që kanë të bëjnë më zhvillimin e ekonomik, gjithashtu edhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Medvegjës, sikurse edhe deputetët popullorë kanë dhënë propozimet e tyre në këtë drejtim”, ka thënë kryetari Arifi. Ai gjithashtu ka potencuar se, “I kamë thënë Ministrit dhe besoj se këtu e kemi gjetur një gjuhë të përbashkët që zhvillimi ekonomik do të thotë një stabilitet politik dhe e kundërta dhe në këtë drejtim të gjithë së bashku duhet punuar”. Nga ana tjetër kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviç ka deklaruar se, “Ekipi i cili ka ardhur sot me Ministrin Sertiç është një ekip i kompletuar i cili i përfshinë të gjitha resorët e zhvillimit dhe kjo është një gjë e mirë, që ky ekip sot nga afër është duke i dëgjuar problemet me të cilat ballafaqohet kjo popullatë. Ministri shumë qartë është përgjigjur në pyetjet e kryetarëve të këtyre tri komunave dhe është zotuar se do të angazhohet seriozisht në zhvillimin e ekonomik të kësaj pjesë të Serbisë”. Në kuadër të vizitës së tij në Bujanocit, ministri Sertiç i shoqëruar nga kryetari Arifi dhe ekipi i tij sot e kanë vizituar edhe kopmanit “Megall” dhe “Termo gllas” në Buajnocit ku përsëafërmi janë njoftuar me kushtet e këtyre dy kompanive. Pas kësaj vizite, Ministrit Sertiç dhe kryetarit të Trupit kordinues iu ka bashkangjitur edhe Ministri i punës, punësimit dhe politikës sociale Aleksandër Vullin, të cilat në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc i kanë ndarë vednimet për pagesën e kërkesave për 126 ish-punëtorë të D.O.O “Llagado” kopmani e cila është në falimentim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button