LajmeMagazina

Policia konfiskon 710 kilogramë duhan, një i arrestuar

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë konfiskuar në Vranjë rreth 710 kilogram të duhanit të grirë dhe një sasi të madhe të letrës me filtër, të cilat nuk kishin dokumente përcjellëse.
Në kumtesën e Policisë dërguar në adresë të portalit informativ Titulli.com, thuhet se duhani me letrën për filtër janë gjetur në bodrum të një shtëpie si dhe në një garazh në Vranjë.
Me urdhër të zëvendës prokurorit të Gjykatës themelore në Vranjë, kundër të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal me procedurë të rregullt, nën dyshimin se ka kryer vepër penale, tregti e paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button