LajmeMagazina

Presheva shënon 70 vjetorin e shkollës së parë shqipe

Para Luftës së Dytë Botërore, Preshevën e karakterizon prarambeturia e përgjithëshme arsimore dhe përqindja e madhe e popullatës analfabete. E gjithë kjo ishte rezultat i sundimit Otoman e më vonë i sundimit të Mbretërisë Serbe dhe Serbëve si dhe në ish-Jugosllavi, të cilët, jo vetëm që nuk lejonin shkollimin e Shqiptarëve, por donin asimilimin e tyre në turqë apo jugosllavë.
Në territorin e Luginës së Preshevës u hapën shkolla serbë dedikuar fëmijëve shqiptarë. Në Bujanoc qysh në vitin 1867 ka ekzistuar një shkollë serbe, një e tillë, dhjetë vjet më vonë u hap edhe në Banjë të Sijarinës. Mësimi në këto shkolla zhvillohet vetëm në gjuhën serbe.
Në vitin 1892, në Preshevë kanë mësuar në “Ruzhdie” 51 nxënës, në “Iptidaie” 103 nxënës, prej të cilëve 32 ishin femra dhe në “Sibiane” 41 nxënës.
Shkollat turke në Luginë të Preshevës pushojnë së punuari më 1912, kur Lugina pushtohet nga ushtria serbe. Pra, nga viti 1914 hapen vetëm shkolla serbe. Mësimi në shkolla kryesisht zhvillohet nëpër shtëpi private, nëpër xhami apo vende “Vakufe”.
Deri më vitin 1945, në Preshevë punuan 6 shkolla fillore katërklasëshe në gjuhën serbe, me 7 punëtorë arsimorë dhe rreth 150 nxënës. Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, edhepse popullata ishte shumicë shqiptare.
Shkolla e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet më 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Vila Letafet” pronë e Abdulla Haxhi Veliut. Mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.
Hapja e shkollës së parë shqipe në Preshevë bëhet në mënyrë zyrtare dhe solemnisht, ku fjalën e rastit për rëndësinë e shkollës në gjuhën amtare e mbajti Abdullah Krashnica, sekretar i Komitetit të Preshevës.
Të theksojmë se shkollimi shqip në komunën e Preshevës filloi 5 shkurt 1945 në fshatin Raincë, me mësuesin e parë Fehmi Salihu nga Përlepnica e Gjilanit dhe me preferimet e Abdullah Krashnicës.
Pas LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha vendbanimet e mëdha. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këto shkolla mungonte kuadri i kualifikuat mësimor, por edhe përfshirja e nxënësvë ishte e vogël, sidomos e fëmijëve shqiptarë.
Në vitin 1948/49 hapet klasa e pestë e shkollës fillore, si klasë e parë e Gjimnazit të Ulët, e cila më vonë ngritet në shkollë të parë fillore tetëvjeçare. Gjatë vitit shkollor 1962/63 u hapën edhe 4 shkolla fillore : në Miratoc, Caravajkë, Raincë dhe Strezoc. Më vonë hapën edhe shkollat fillore në Leran dhe Corroticë.
Në Bujanoc hapen shkollat në Tërnoc, Bilaç, Lluçan, Muhoc dhe Zarbincë, ndërsa në Medvegjë, në Sijarinë dhe Tupallë.
Medreseja e Preshevës punoi deri më 1947. Në atë kohë, njëri prej pishtarëve arsimorë në Luginë të Preshevës ishte Hafëz Alia(Ali Ahmeti), i lindur më 1856 në Preshevë, ndërsa vdiq më 1952. Shërbeu dy herë në Prizren dhe ishte drejtor i Normales së Prizrenit në gjuhën turke.
Arsimi i mesëm në Preshevë fillon me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq” të Vranjës, më 1961, i cili në atë kohë pati 112 nxënës, me 3 paralele dhe 8 profesorë nga Vranja në gjuhën serbe dhe 4 mësimdhënës nga Presheva në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1964/65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe sot. Mirëpo, më 1989 Gjimnazi merr emrin “25 Maj” përshkak të lëvizjene antishqiptare që ndodhin në atë kohë në Kosovë, por edhe në Preshevë.Pas demonstratave të vitit 1981, rinia dhe shkolla shqipe përjetuan dhunë të paparë nga pushteti i ish-Jugosllavisë. Kështu, në luftën kundër indokrinimit të rinisë shqiptare, Gjimnazin e kualifikuan qendër e nacionalizmit shqiptar. Gjatë vitit shkollor 1989/90, kur erdhi reforma e re shkollore në ish-Jugosllavi, në Preshevë, nga Qendra arsimore u themeluan Gjimnazi dhe Shkolla e Mesme Teknike. Arsimi i mesëm në Bujanoc filloi në vitin shkollor 1968/69, kur u hapën paralelet e para të Gjimnazit të Preshevës, në fshatin Tërnoc. Më vitin shkollor 1973./74 u themelua Gjimnazi dhe kaloi me punë në Bujanoc. Më vitin 1974 shkolla mori emrin e dëshmorit “Sezai Surroi” të cilin e mban edhe sot.
Pas marrjes së Autonomisë së Kosovës nga Serbia, më 1989 dhe masave të dhunëshme në shkollat e Luginës së Preshevës pati kërkesa që shkollat shqipe të punojnë ilegalisht sikur shkollat shqipe në Kosovë, jashtë sistemir arsimor dhe ndikimit të pushtetit serb. Mirëpo, prap fal arsyeshmërisë së liderëve partiakë të Luginës dhe kushteve specifike të shkollës shqipe në Luginë si dhe në përgjithësi të kushteve politike dhe ekonomike të shkollës shqipe erdhëm në përfundim se më mirë, me gjithë peripecitë, masat e dhunshme, keqtrajtimet e shkollës shqipe, përjashtimin e kuadrit më të mirë arsimor në Luginë, të vazhdohet mësimi në shkolla të rregullta, se ato nuk ishin pronë e Shqiqptarëve dhe me çdo kusht të luftohet që ato të qeverisen nga Shqiptarët./Xhemaledin Salihu/Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button