Shqipe Jonuzi, me origjinë nga Presheva, përkatësisht nga Rahovica, aktualisht me qëndrim në Prishtinë, Jonuzi ka marrë pjesë para dy vitesh në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Itali, më pas në Villa Romana në Itali në rezidencën “Hajde”, ndërsa ekspozon që nga viti 2009 në Kosovë, Itali e Meksikë.
Është e vetmja artiste shqiptare që sivjet është pranuar në këtë rezidencë, fort e lakmuar për artistët evropianë nga të gjitha lëmitë e artit.
Shqipe Jonuzi është përzgjedhur për “Artist-in-Residence” nga KulturKontakt në Austri, në rezidencën e saj njëmujore në Vjenë e cila sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në fund të verës ose fillim të vjeshtës së këtij viti.
Jonuzi ka marrë pjesë para dy vitesh në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Itali, më pas në Villa Romana në Itali në rezidencën “Hajde”, ndërsa ekspozon që nga viti 2009 në Kosovë, Itali e Meksikë.
Disa prej ekspozita të saj numërohen “The is no place like home”, “Design Jam”, “Urban Chaos”, etj. “Artist-in-Residence” është rezidencë artistike që fton artistët nga e mbarë Evropa për qëndrim në Vjenë, larg angazhimeve ditore dhe drejt punës në konceptet e tyre artistike.
Në këtë rezidencë viteve të kaluara kanë marrë pjesë emrat si Jeton Neziraj, Ag Apolloni, Jakup Ferri, Blerina Rogova Gaxha, Erzen Shkololli etj. /KultPlus/