LajmeMagazina

Të burgosurit për rastin e Dobrosinit në grevë urie në Prizren

Tre të burgosur që ndodhen në burgun e Prizrenit, në lidhje me rastin e Dobrosinit, Skënder Selmani, Qendrim Rexhaj dhe Abdullah Zogaj kanë hyrë në greve urie, në shenjë pakënaqësie për vonesë apo stërzgjatjen e shqyrtimit të lendes se tyre nga ana e Eulex-it, në shkallën e dytë të gjykatës.
Pos, Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, grevën e kanë konfirmuar edhe vetë burime nga Qendra e Paraburgimit në këtë qytet, shkruan gazeta “Zëri”.
Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren, Bashkim Kajdomçaj ka njoftuar se në arsyetimin e shkakut të kësaj greve, të burgosurit kanë thënë se janë pakënaqësitë që kanë të bëjnë me stërzgjatjen e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës në shkallën e dytë, apo asaj të Apelit.
Nga Eulex-i në shkallën e parë të gjykatës, secili nga personat që kanë nisur grevën të premten, ndërsa po vazhdojnë edhe të shtunën është dënuar me më shumë se 5 vite burgim.
Në shkallën e parë të gjykatës, ata janë dënuar në Gjilan, për ndërlikim në grupin e Dobrosinit të Komunës së Bujanocit, që akuzohen për sulm ndaj punktit policor në këtë vendkalim Serbi-Kosovë. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button