Me parë se të nisni aplikimin sigurohuni së keni në disponim të gjithë dokumentacionin e duhur. Duke lexuar kontrolloni informacionet që keni ngarkuar. Para se të filloni aplikimin duhet të siguroni dokumentacionin e mëposhtëm në formatin pdf, jpeg, png, gif, dhe secili prej tyre në mënyrë që të mos i kaloje 2 MB, është me dobi të gjenden pranë jush në formën e të skanuarit.
1.Diploma ose Çertefikatë Studenti.
Sipas nivelite të bursës që ju keni aplikuar për të vërtetuar studimet që ju keni kryer më parë ju kërkohet diploma ose nëse ende jeni në vazhdim të studimeve ju kërkohet Çertefikatë Studenti.
2.Rezultatet e Testitimit
Nëse ju paraqitni ndonjë dokument vërtetues që vërteton se ju më parë keni marre pjesë në ndonjë provim akademik ose gjuhë qoftë nga ata (provime) kombetare apo nderkombetare, do ju jepte një mundësi më shumë për marrje e bursës.
3.Transkript / Record Akademik: Dokumentacioni që tregon të gjitha notat ose pikët e lëndevë të viteve që keni perfunduar në programin tuaj akademik (3 vitet e fundit për shkollat e mesme)
4.Dokument İdentifikimi
Që të identefikoheni duhet të paraqitni një dokument të lëshuar nga istitucionet përkatese të shtetit tuaj si p.sh. Kartë İdentiteti, Pasaportë, Patentë ose Çertefikatë lindje.
5.Fotografi
Një fotografi për dokumenta (fotografi e vogël) që tregon fytyrën tuaj , duhet të jetë fotografuar brenda 6 muajve të fundit.
Në qoftë se i keni gati dokumentet që do të hidhni në sistem aplikimi do të zgjasë afërsisht 45 minuta.
Aplikantët parimisht duhet të plotësojnë kriteret si me poshtë:
1.Per Aplikuesit ParaUniversitar dhe Universitar duhet te jene te datelindjes 01.01.1994 e mbrapa.
2. Për Aplikuesit për Magjistraturë duhet të jenë të datëlindje 01.01.1985 e mbrapa.
3. Aplikuesit për Doktoraturë duhet të jenë të datlindjes 01.01.1980 e mbrapa.
4. Për Aplikueit per Hulumtime duhet të jenë të datëlindje 01.01.1970 e mbrapa.
Ata të cilet zoterojnë shtetësinë e Republikës së Turqisë ose për çfarëdo arsye që e kanë humbur atë (shtetësinë turke) nuk mund të aplikojnë ne Bursat e Turqise.
Aplikimet në Bursat e Turqise për nivelet Para Universitar, Universitar, Shkolla të Larta Profesionale, Master, Doktoraturë dhe Hulumtime do të nisin me dt. 25 SHKURT dhe do të perfudojnë më dt. 25 MARS.
Aplikimet behen ne limkun qe gjendet me poshte.
Aplikimet behen ne limkun qe gjendet me poshte.
Mënyra e aplikacionit është dizanjuar në atë menyrë që të ndiqet hap pas hapi. Pa plotësuar një hap nuk mund të kaloni në hapin tjetër. İnformacionet e çdo hapi që ju ngarkoni ose plotesoni regjistrohen dhe ruhen. Kështu që nëse keni mungesë dokumentacioni ju mund ta nderprisni aplikimin për të plotësuar mungesën e dokumentacionit që ju mungon dhe me vonë mund ta rinisni aplikimin aty ku e keni lënë me parë. Kur të mbërrini në faqen e fundit të aplikimit, pasi keni shkruar të gjitha të dhënat dhe ngarkuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim do të shikoni një permbledhe të formularit. Si p.sh. “Jeni të lutur që këtë përmbledhje të shkurtër të aplikimit tuaj ta kontrolloni me kujdes” Atëherë ju duhet të kontrolloni të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm dhe nëse janë të gjitha dhe pa mangësi, atëherë mund ta përfundoni aplikimin. Ecurinë lidhur me aplikimin tuaj të përfunduar, rezultatin e vlerësimit si dhe të sistemimit mund ti ndiqni nëpermjet ëebfaqes ku aplikoni. Ju lutemi të na kontaktoni per çdo lloj paqartësie dhe vështirsie që mund të hasni gjatë aplikacionit.
Përfaqësuesi i Studentëve Shqiptarë në Turqi
Fredinant HASMUÇA
tel. + 905075348669
Fax. + 903122401401